Përkeqësimi i kushteve atmosferike me erëra të forta, do të bëjë që ditën e sotme mos lejohen lundrimet e trageteve Durrë-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Mot i keq që prej pasdites së djeshme po vazhdon të krijojë problematika në lundrimin e mjeteve detare. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lajmëruar anulimet për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.
Teksa ditën e djeshme nuk u lejuan që të lundronin anijet e vogla dhe peshkarexhat. Ndërsa parashikohet që moti të përmirësohet ditën e nesërme sipas njoftimin të kapitenerisë së portit të Durrësit. Kurse trageti i linjës Ankona-Durrës do të vijojë të lundrojë.