Anulohen dhjetëra fluturime si pasojë e stuhisë në Frankfurt

Dhjetëra fluturime janë anuluar në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, si pasojë e shiut të madh që i ka vërshuar të mërkurën disa pjesë të pistës.

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë të enjten për agjencinë e lajmeve dpa se, akumulimi i madh i ujit në disa pjesë të aeroportit, në pistë, në zonën ku parkohen aeroplanët, dhe ku bëhen gati për fluturime, i ka detyruar autoritetet që shumë fluturime t’i anulojnë, apo t’ua ndërrojnë orarin.

Shërbimet tokësore në aeroportin më të madh të Gjermanisë janë pezulluar për më shumë se dy orë, çka nënkupton që më shumë se 34 aeroplanë nuk kanë mundur të nisen me kohë në destinacionet e tyre.

Shumë fluturime janë anuluar edhe prej vetë kompanive ajrore.

Shërbimi Gjerman për Motin, e ka lëshuar të mërkurën një paralajmërim për stuhi për gjithë landin Hesen, ku gjendet Frankfurti.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top