Masa e dhënë nga Gjykata e Posacme për Belinda Ballukun ka ndryshuar dhe agjendën e qeverisë për të premten. Lapsi.al mëson se mbledhja e parashikuar të zhvillohej për orën 9:00 është anuluar.
Arsyeja është fakti se tashmë s’ka kush ta drejtojë. Vetë Edi Rama do të jetë i pranishëm në atë orë në eventin me komisioneren e BE, Marta Kos. Ndërsa Belinda Balluku ka masë pezullimi nga detyra.
Deri në këtë moment mëson Lapsi.al, nuk është lënë orar apo ditë tjetër se kur do të zhvillohet mbledhja e qeverisë. Në mungesë të Edi Ramës, mbledhjet i ka drejtuar Belinda Balluku.
E paqartë mbetet gjithashtu se c’do të ndodhë me fatin e saj, a do të shkarkohet në mbledhje qeverie si zëvendëskryeministre apo do të pritet apelimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Posacme të Apelit?
Mediat pranë qeverisë pasditen e sotme nisën të përhapnin variantin se Balluku e konsideron antikushtetuese masën që iu caktua nga gjykata pasi ajo nuk mund të pezullohet nga detyra.