Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e kolegut të tij shqiptar Edi Rama për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Sveçla, ai tha se ka qenë një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.
Rama njoftoi anulimin e mbledhjes pak orë para orarit të planifikuar për mbajtjen e saj. Gjithçka ishte bërë gati për takimin ku do të firmoseshin 13 marrëveshje që përfshinin dy vendet.