Antonio Conte, tekniku i ri i Napolit: zgjidhen detajet e kontratës e vendoset stafi

Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Napolit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Mes trajnerit salentin dhe klubit të De Laurentiis është arritur një marrëveshje për çdo detaj, duke përfshirë bonuset, pagën fikse, të drejtat e imazhit dhe anëtarët që do të jenë pjesë e stafit të tij. Conte rikthehet në Itali pas eksperiencës së tij të fundit te Inter, që kulmoi me fitoren e titullit, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027.

Kështu, të gjitha rezervat që ende po bllokonin marrëveshjen në orët e fundit janë zgjidhur. Siç thonë në këto raste, pritet vetëm njoftimi zyrtar për të mirëpritur sërish Antonio Conte në Serie A, pas eksperiencës së tij të fundit, me ulje-ngritje, në pankinën e Tottenham. E konfirmuar edhe prania e Lele Oriali në stafin e ish-teknikut të kombëtares italiane. Ish-lojtari i Interit, kampion bote në vitin 1982, do të rikthehet të punojë me Conte pas eksperiencave së bashku në Milano dhe me kombëtaren. Prezantimi i trajnerit mund të bëhet që të martën më 4 qershor, por ende nuk ka siguri për këtë hipotezë.

Shifrat e marrëveshjes për pagën e trajnerit salentin nuk u zbuluan qartë, por sipas Alfredo Pedullà, gazetar dhe ekspert i merkatos, pas takimit në Torino më 11 maj, ishte arritur një marrëveshje prej 6.5-7 milionë në sezon për teknikun, plus bonuse. Tashmë pritet njoftimi zyrtar nga Napoli i cili në këto raste shpeshherë i paraprin edhe postimi në Tëitter nga vetë pronari De Laurentiis. Me Antonio Conte si trajner dhe Giovanni Manna si drejtor sportiv, presidenti i Napolit kërkon të revolucionarizojë plotësisht rolet kryesore brenda klubit, për të fshirë sezonin e fundit negativ në të cilin të kaltrit përfunduan jashtë çdo kompeticioni europian.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top