Ankimoi vendimin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit për masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’. Alma K u përfshi në skandalin seksual që çoi në pranga kryebashkiakun e atëhershëm të Kukësit Safet Gjici.

Alma kërkoi masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua ditën e sotme nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë që disa ditë më parë SPAK përfundoi hetimet ndaj Gjicit dhe Kaçit, duke e çuar dosjen ndaj tyre për gjykim në GJKKO. Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, ndërkohë që Kaçi për korrupsion aktiv.

Safet Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top