Kolegji Zgejdhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit PDF-ASHM mbi rezulktatine zgejdhjeve të 11 majit.
Koalicioni PD-ASHM ka kërkuar më herët rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të mbështetur në parregullsi të procesit zgjedhor.
Pas depozitimit të padisë nga opozita, është hedhur shorti për caktimin e trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë pretendimet e koalicionit kundër vendimit të KQZ.
Trupa gjykuese në Apelin Administrativ përbëhet nga pesë gjyqtarë:
Lutfije Celami – Relatore
Entela Shedula – Anëtare
Alma Kodraliu – Anëtare
Ornela Naqellari – Anëtare
Enkel Peza – Anëtar
Seanca pritet të mabhet më 4 shtator 2025, në orën 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, Tiranë.