Është mbajtur sot seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD për qarkun e Kukësit. Nga zgjedhjet e 11 majit, në Kukës opozita mori 2 mandate, ndërsa socialistët 1 mandat.
KAS citoi që mes morive të fakteve detyra e tyre ishin të citonin dhe të verifikonin nëse provohej vërtetësia e tyre. Në përfundim të seancës, komisioni i KAS vendosi që në qarkun Kukës nuk do të ketë rinumërim të votave duke rrëzuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike-ASHM.
Po ashtu në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Tiranës. Kandidati Ilir Alimehmeti ka sjellë shkresë për të qenë pjese e ankimimit si palë e interesuar.