Ankesat e opozitës, hapen kutitë e votimit të Himarës

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Bashkinë e Himarës.

Bëhet fjalë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, të cilat në total janë 36 kuti.

Kërkesa është miratuar vetëm me 2 votat e anëtarëve të KAS.

Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku kandidati Vangjel Tavo i PS mposhti me një rezultat të thellë votash kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.

Mbetet për t’u parë se ç’do të fitojë opozita nga plotësimi i kësaj kërkese kur deri tani është ankuar se 6 mijë votues nuk u lejuan të votonin sepse u kishin skaduar dokumentat.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top