Gjjykata Administrative rrëzon kërkesën e aktores Anila Bisha për sigurimin e padisë, pra ‘pezullimin’ e ‘Diellës’ – të cilën Rama e ka emëruar ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale – derisa çështja të zgjidhej në themel.
Aktorja e Teatrit Kombëtar paditi qeverinë se imazhi dhe zëri i saj që janë përshtatur për avatarin qeveritar ‘Diellën’ pa pëlqimin e saj, e kjo i ka sjellë ngacmime në internet dhe vëmendje të padëshiruar në rrugë.
Aktorja deklaroi se vitin e kaluar kishte lejuar përdorimin e imazhit të saj për të krijuar një asistente virtuale me inteligjencë artificiale për një faqe interneti qeveritare, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të merrnin dokumente shtetërore, por jo për t’u paraqitur si një politikane virtuale në ekipin e kryeministrit.
“Njerëzit që nuk e pëlqejnë kryeministrin, tani më urrejnë edhe mua” deklaronte ajo.
Qeveria mohon se ka përdorur imazhin e saj në mënyrë të papërshtatshme.
Imazhi publik i qeverisë shqiptare është goditur që prej dhjetorit, pasi një njësi e posaçme e prokurorisë ngriti akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për ndërhyrje në tendera për projekte infrastrukturore, akuza të cilat ajo i mohon.
Imazhi i Diellës shfaqet në rreshtin e parë të listës së kabinetit në faqen e internetit të qeverisë, pranë fotografive të Ramës dhe Ballukut.
Në shqyrtimin e çështjes avokati i saj, Aranit Roshi, tha se Bisha po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.