Anglia, ndeshje Luanësh: thyen tabunë Azteca, me 10 lojtarë mposht Meksikën në ndeshjen e shtyrë nga stuhitë

Anglia kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit 2026 pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-2, në përfundim të një ndeshjeje plot befasi në stadiumin legjendar Azteca. “Tre Luanët” eliminojnë kështu skuadrën vendase dhe sigurojnë një përballje në fazën tjetër me Norvegjinë e Erling Haaland.

Ndeshja, e cila nisi me një orë vonesë për shkak të një stuhie me rrufe, u ndez papritur pas një fillimi të kujdesshëm dhe me ritëm të ulët. Ekuilibrin e prishi Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola brenda dy minutash, në minutat e 36-të dhe të 38-të të pjesës së parë. Meksika reagoi përpara pushimit dhe ngushtoi diferencën në minutën e 42-të me golin e Julián Quiñones.

Pjesa e dytë dhuroi edhe më shumë emocione dhe nisi me një shtyllë të goditur nga anglezi O’Reilly, me një goditje fluturimthi me të majtën. Pak më vonë, skuadra e Thomas Tuchel mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq direkt për Jarell Quansah, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Jesús Gallardo. Vendimi u mor nga arbitri Faghani pas rishikimit të aksionit në monitor pranë fushës.

Pavarësisht disavantazhit numerik, Anglia shënoi golin e tretë në minutën e 60-të falë një penalltie të fituar nga Gordon dhe të shndërruar në gol nga Harry Kane, i cili ngjitet në kuotën e 14 golave në fazat finale të Kupës së Botës. Vetëm pak minuta më vonë, vetë kapiteni anglez shkaktoi një penallti në zonën e tij ndaj Gutierrez, duke i dhënë Meksikës mundësinë të shënonte golin përfundimtar 3-2. Nga pika e bardhë nuk gaboi Raúl Jiménez.

Në minutat e fundit, Meksika provoi gjithçka duke aktivizuar tre sulmues qendre njëkohësisht, por Anglia u mbrojt me një rreshtim me pesë mbrojtës dhe arriti ta ruante avantazhin. Pas vërshëllimës përfundimtare, të ardhur pas plot 17 minutash shtesë në total, Thomas Tuchel shpërtheu kundër vendimeve të arbitrave: “Arbitrat nuk janë mjaftueshëm të mirë, zyrtarët e katërt nuk janë mjaftueshëm të mirë. Kjo është e gjitha. Tre zyrtarë arbitrazhi nga Amerika e Jugut në dhomën e VAR-it në një ndeshje si kjo… Nëse bëhet një vlerësim i saktë, VAR-i duhet ta ndryshojë vendimin”, deklaroi Tuchel.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top