Angelina Jolie tregon për herë të parë shenjat e mastektomisë

Angelina Jolie ka zbuluar për herë të parë shenjat e mastektomisë së dyfishtë, më shumë se një dekadë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes parandaluese.

Aktorja 50-vjeçare pozoi për kopertinën e Time France, ku shfaqet me një bluzë të zezë të hapur, duke mbuluar pjesërisht gjoksin me dorë dhe duke nxjerrë në pah shenjën e operacionit.

“I ndaj këto plagë me shumë gra që i dua,” u shpreh fituesja e Oscar-it në një intervistë për revistën, të publikuar të hënën. “Gjithmonë prekem kur shoh gra të tjera që i ndajnë historitë e tyre.”

Jolie tha se vendosi të pozonte në këtë mënyrë për t’u bashkuar me gratë që flasin hapur për shëndetin e gjirit, duke theksuar se Time France po ndan informacione të rëndësishme për parandalimin dhe ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Aktorja iu nënshtrua mastektomisë parandaluese në vitin 2013, pasi nëna e saj, Marcheline Bertrand, humbi jetën nga kanceri i gjirit dhe ai i vezoreve. Jolie kishte rezultuar pozitive për mutacionin e gjenit BRCA1, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Në një ese të publikuar në The New York Times asokohe, Jolie kishte shpjeguar se vendimi nuk ishte i lehtë, por se nuk është penduar kurrë.

“Rreziku im për kancer gjiri ra nga 87 për qind në më pak se 5 për qind,” kishte shkruar ajo. “Mund t’u them fëmijëve të mi se nuk kanë pse të kenë frikë se do të më humbasin nga kjo sëmundje.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top