Angelina Jolie surprizon me pamje të re për filmin “Anxious People”

Angelina Jolie është parë në sheshxhirim në Londër për filmin e saj më të ri, “Anxious People”, ku u shfaq me një pamje të re: flokë bob biondë.

Filmi, i cili do të drejtohet nga Marc Forster, bazohet në romanin e njohur të Fredrik Backman të vitit 2019 dhe ka në kastë gjithashtu Aimee Lou Wood dhe Jason Segel. Vetë Backman, bashkë me David Magee, janë bashkautorë të skenarit.

Sipas përshkrimit zyrtar, “një ditë para Krishtlindjeve, bankierja Zara përfshihet pa dëshirë në një grup të huajsh në një ditë të hapur për shtëpi. Kur një grabitëse banke, Grace, i merr peng, nis një kaos i mbushur me të vërteta të zbuluara dhe ngjarje krejt të papritura.” Në film, Angelina Jolie do të luajë Zara-n, ndërsa Wood do të marrë rolin e Grace.

Teksa xhironte në Londër, Jolie kishte pranë edhe djalin e saj të madh, Maddox Jolie-Pitt, 24 vjeç, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Maddox ka ndjekur prej kohësh gjurmët e prindërve në kinematografi: ai u shfaq për herë të parë në filmin e Pitt, “World War Z” (2013), dhe më vonë u bë producent ekzekutiv i filmit “First They Killed My Father”kur ishte vetëm 15 vjeç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top