Anëtarësimi i Serbisë në BRICS, Rusia: E kuptojmë presionin

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka thënë të mërkurën, duke folur për mundësinë e hyrjes së Serbisë në organizatën BRICS, se duhet “të kuptohet presioni me të cilin përballen miqtë serbë”.

Peskov shtoi se Kremlini ka besim se do të merret vendim që do të kënaqë interesat e popullit të Serbisë.

“Ne duhet të kuptojmë presionin me të cilin përballen miqtë tanë serbë. Ne jemi të bindur se Serbia do t’i vlerësojë ato vendime që janë në interesin më të mirë të popullit serb”, ka thënë Peskov kur u pyet nga gazetarët për mundësinë e anëtarësimit të Serbisë në BRICS, raporton RIA Novosti.

Ai vlerësoi se BE-ja i vendos Serbisë kushte të ndryshme në çështjet e bashkëpunimit, diçka që BRICS-i thotë se nuk e bën.

“Serbët vazhdimisht kushtëzohen për procesin e bashkëpunimit me BE-në. Ata (BE) gjithmonë vendosin disa kushte. Kur është fjala për BRICS, nuk i vendosen kushte askujt, është format ndërveprimi i bazuar në respektin reciprok dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur. Për shqetësimet dhe interesat e të tjerëve, askush nuk vendos këtu as/ose kushte”, theksoi Peskov.

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin pati thënë më herët se Serbia po shqyrton anëtarësimin në BRICS si alternativë reale për anëtarësimin në BE.

“Është vendimi ynë që të jemi ushtarakisht neutralë dhe të marrim vendimet tona se kush janë miqtë tanë. Këtu përfshihen të gjithë ata që nuk kanë pretendime ushtarake ndaj Serbisë dhe që të paktën përpiqen të respektojnë interesat serbe”, pati thënë Vulin.

BRICS-i është organizatë ndërqeveritare që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top