Andorra, ekipi që kemi mundur më shumë në histori: humbja e vetme, paralajmëruese

Andorra në 13 nëntor është kundërshtari që duhet mundur, me cdo kusht, për të arritur kualifikimin në playoff, por ajo që kuqezinjtë kanë me andorranët është një histori që i përket mijëvjecarit të ri. Pikërisht në 6 shkurt 2000, në turneun Rothmans, erdhi përballja e fitorja e parë e Shqipërisë. Nga aty janë 8 precedentë, nga të cilat vetëm një e humbur dhe një e barazuar. Ajo humbje, e 17 prillit 2002, atëherë solli shkarkimin e trajnerit, ndërsa tani vlen si paralajmërim, se asnjë skuadër sado inferiore në kuotime, nuk futet e mundur në fushë.

Një sinjal për Sylvinho e të tjerët, se shpërqendrimet nuk kanë vend në “Estadi FAF Encamp”. Që kuqezinjtë e kanë mësuar leksionin, kjo është kuptuar me 5 fitoret në 6 ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, por tani është një objektiv në lojë pikërisht në përballjen direkte. Andorra me vetëm një pikë , barazimin me Letoninë, sidoqoftë nuk është aq e thjeshtë për tu mundur sa tregojnë rezultatet.

Andorra

 

Në futbollin e sotëm, nuk ka më skuadra që nuk dinë të luajnë lojën edhe kur nuk janë plotësisht profesionist dhe fakti që Anglia e Serbia vuajtën për të zhbllokuar rezultatin është evident. Në anën tjetër, 3-0 me të cilën kuqezinjtë u imponuan në Tiranë në fitoren e fundit mes dy skuadrave, në 24 mars 2025, është rezultati më i thellë, i përsëritur edhe nga Serbia, me të cilën Andorra është mundur në këto eliminatore. Kështu që Sylvinho e ka një ide si mund të thyejë barrierën difensive andorrane, që në shtëpi është natyrisht më problematike se në transfertë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top