Ancelotti nuk ndërhyn në sherrin Benzema-Deschamps, : “Në Itali thuhet ‘mes burrit e gruas mos vendos gishtin’”

I sigurtë nga rezultati 5-2 në ndeshjen e parë në Anfield, Real Madrid ka në xhep kualifikimin për në çerekfinale të Champions League. E megjithatë Carlo Ancelotti nuk i beson Liverpool. “Mesazhi është i thjeshtë: nuk është ideja jonë të bëjmë llogari. Duhet të futemi në fushë me entuziazëm maksimal për të fituar ndeshjen – shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp -. Benzema është mirë, është i rikuperuar. Grindja me Deschamps? Në Itali thotë ‘mes burrit dhe gruas mos e vendosni gishtin’”.

Rezultati i ndeshjes së parë nuk do të ndryshojë mentalitetin e Realit të tij. “Ne bëmë shumë gjëra mirë në ndeshjen e parë – shpjegoi Ancelotti -. Nuk do të planifikojmë një lojë në mbrojtje, por duam të luajmë futbollin tonë më të mirë sulmues. Dhe lojtarët e kuptojnë këtë. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur. Duhet t’i bëjmë të dyja gjërat mirë: të mbrohemi dhe të sulmojmë. Por mendojmë më shumë për të sulmuar”.

Ancelotti iu përgjigj edhe Hazard, i cili në një intervistë tha se nuk fliste me trajnerin nga Reggiolo. “Marrëdhënia nuk është e ftohtë. Unë flas pak me të, por të flasësh është çështje karakteri. Me një person ndihesh më mirë se me një tjetër. Më e rëndësishmja për mua është që ai të më respektojë mua, ashtu siç e respektoj unë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Nuk do ta mohoj që në vend të tij është një lojtar që kontribuon shumë, ai është Vinicius”.

Video/ Lukaku e Pellegrini i japin frymëmarrje Romës: Frosinone asnjëherë e rrezikshme

Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në “klasë” blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

Koopmeiners gabon një hap nga porta, Szczesny shpëton Juventus: Allegri -4 nga milanezet (Video)

Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon një super gol: beratasi i jep pikën Granadas

Video/ Partizani fundoset në Korçë nga një penallti: Skënderbeu fiton me një goditje në portë

Përplasje frontale mes Sevilla e Barcelonës: “Ndërpresim marrëdhëniet, fyerje e papranueshme”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top