Ancelotti, një mbret në Brazil: pagë maksimale, bonus për Botërorin dhe… avion privat

Do të jetë një qëndrim i vërtetë “prej ari” ai i teknikut Carlo Ancelotti në Brazil. Një ditë pas njoftimit për emërimin e tij si trajner i kombëtares së “Seleçao”, në mediat vendase kanë nisur të qarkullojnë shifra dhe detaje të marrëveshjes që do ta lidhë italianin me CBF-në deri në vitin 2026: Carletto do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe për të është parashikuar edhe një bonus prej 5 milionësh në rast suksesi në Botërorin amerikan. Në dispozicion të tij do të jetë gjithashtu një avion privat, që do t’i mundësojë të udhëtojë sa herë të dëshirojë drejt Europës ose Kanadasë, ku jeton bashkëshortja e tij, Mariann.

Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madrid më 25 maj dhe do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, me rastin e ndeshjes kundër Ekuadorit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Një sfidë aspak e zakonshme, duke marrë parasysh që kombëtarja e drejtuar nga Beccacece është e dyta në renditje pas Argjentinës dhe ka 2 pikë më shumë se Brazili, aktualisht i katërti.

Ancelotti rikthen Neymar e Casemiro
Pra, mbetet pak më pak se një muaj nga debutimi dhe Ancelotti është tashmë në punë: sipas mediave braziliane, ai ka kontaktuar tashmë me telefon Neymar, për të mësuar gjendjen e tij pas dëmtimit të fundit (prezenca e fundit e sulmuesit të Santos me “Seleçao” daton në tetor 2023) dhe po mendon të rikthejë në kombëtare edhe Casemiro (edhe ai ka zbritur në fushë për herë të fundit me fanellën “verdeoro” mbi një vit e gjysmë më parë), i cili, në një sezon të mjerueshëm për United (në pritje të finales së Europa League), ka grumbulluar gjithsesi 39 ndeshje dhe 5 gola.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top