Ancelotti në pankinën e Brazilit: Xabi Alonso do të jetë pasuesi i tij te Real Madrid

Nga Spanja mbërrijnë të dhëna të reja për Carlo Ancelotti dhe trashëgimtarin e tij të mundshëm në pankinën e Real Madrid. Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, trajneri italian do të drejtojë kombëtaren e Brazilit nga viti 2024. E Xabi Alonso duhet të zërë vendin e tij te Blancos. Ish-mesfushori i Real e filloi karrierën e tij si trajner te Bayer Leverkusen në Bundesligë këtë vit. E puna e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e Florentino Perez, në funksion të pasuesit të Carlo Ancelotti. Një bast tërheqës, një përzierje e përsosur mes të shkuarës dhe së ardhmes.

Në shtëpinë e Real, pra, trashëgimtari i Carlettos tashmë ka një emër. Për momentin, trajneri italian nuk ka bërë ende njoftime zyrtare për të ardhmen e tij. E megjithat, konfirmimet vazhdojnë të vijnë nga shumë anë për një akord për të udhëhequr Brazilin, duke filluar nga viti 2024. Një detyrë shumë prestigjioze, e cila do ta bëjë teknikun Ancelotti të ngrejë sërish stekën në karrierën e tij si trajner. Në Madrid kjo me siguri nuk do të jetë surprizë. Prej disa muajsh, në fakt, drejtuesit e merengues kanë skanuar tregun në kërkim të një zëvendësuesi. Një trashëgimtar me Realin në zemër dhe një dëshirë e madhe për të dëshmuar se i përmbush pritshmëritë. Një njeri të aftë të jetë në gjendje të zgjasë serinë e fitoreve të klubit.

PROFILI I DUHUR PËR REAL MADRID

Profili i saktë me sa duket është Xabi Alonso. Pavarësisht mungesës së eksperiencës, në fakt, trajneri i Bayer arriti në gjysmëfinale të Europa League në debutimin e tij, duke u dorëzuar vetëm përballë Romës. Një rezultat që nuk ka kaluar pa u vënë re në ambjentet e Madrid. Spanjolli duket se i ka bindur deri diku të gjithë drejtuesit. Duke filluar nga Florentino Perez, tashmë i sigurt se dëshiron t’i besojë drejtimin e klubit ish-regjisorit të Blancos. Te Real Carlo Ancelotti po fillon të jetë pjesë e së shkuarës. E ardhmja po vjen dhe quhet Xabi Alonso.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top