Ancelotti kthehet në Mynih si ‘armik’: “Shkarkimi një kujtim i shëmtuar”

Carlo Ancelotti po përgatitet për t’u përballur me Bayern Munich në raundin e parë gjysmëfinal të Champions League dhe motivon skuadrën e tij. “Është emocionuese të kthehem në Mynih, kam kujtime të mira dhe të këqija si shkarkimi – shpjegoi trajneri i Real Madrid -. Nesër megjithatë do të jetë një histori tjetër, ne duhet të mendojmë për të tashmen dhe jo për të kaluarën”. “Largimi i Benzema ka ndryshuar gjërat në sulmin tonë, ne jemi më të paparashikueshëm dhe kemi më shumë lëvizshmëri. Megjithatë, Bayern ka sulmues të mrekullueshëm, për shembull po mendoj për Harry Kane – shtoi ai -. Nesër dy ekipe plot histori dhe kampionë do të përballen me njëri-tjetrin”.

Kundër Bayern, Real Madrid duhet të luajë një ndeshje solide. Sidomos në mbrojtje. “Ne ishim shumë solidë prapa, pavarësisht problemeve që kishim. Gjetëm një ekuilibër të mirë, shpresojmë ta bëjmë sërish nesër – shpjegoi Carletto -. Bayern është një ekip i paparashikueshëm, që vjen të luajë. Po flasim për një ekip të kompletuar”.

Më pas Ancelotti bëri disa batuta mbi bastin me Valverde dhe ndeshjen e fituar ndaj City me penallti. “Valverde pati një sezon të mrekullueshëm, duke luajtur shumë mirë në role të ndryshme si sulmues anësor, pivote apo 8-sh. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë – tha Ancelotti –. Këtë vit nuk kemi vënë asnjë bast për golat e mundshëm. A i kam parë sërish penalltitë ndaj City? Sigurisht… i kam parë sërish penalltitë se nuk e kisha bërë live”, përfundoi ai duke buzëqeshur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top