Ancelotti e humb besimin te talenti i ri i Real Madrid, e ardhmja e djaloshit në dyshim

Raportimet e fundit nga Spanja sugjerojnë se Carlo Ancelotti ka lënë anash Arda Guler në planet e tij për Real Madridin.

Reprezentuesi turk ka marrë shumë pak minuta së fundmi, më saktësisht ka luajtur vetëm 44 minuta gjatë pesë ndeshjeve të fundit.

Ndaj Alavesit u paraqit për 10 minuta, ndaj Villarrealit luajti për 11 minuta ndaj Lille luajti 23 minuta, ndërkaq ndaj Atletico Madridit dhe Celta Vigos nuk u paraqit fare.

Përkundër faktit që është një lojtar që mund të mbulojë pozita të ndryshme dhe të kontribuojë si në sulm ashtu edhe në mesfushë, Guler po vuan që të gjejë vendin e tij në skuadër.

Në rast se situata e tij nuk përmirësohet së shpejti, pyetjet për të ardhmen e Guler tek Reali mund të lindin sërish gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

Real Madridi tashmë do të hyjë në një javë shumë të rëndësishme, ku fillimisht nesër (e martë) do të jenë nikoqir të Borussia Dortmundit në ‘Santiago Bernabeu’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj ndeshje, vëmendja e ‘Los Blancos’ do të kalojë tek El Clasico, sfidë kjo që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top