Ancelotti do të largohet nga Real, në Brazil janë të sigurtë: “Shpejt do të lajmërohet kalimi te Seleçao”

Federata Braziliane e Futbollit (Cbf) e konsideron të sigurtë marrëveshjen me teknikun e Real Madrid Carlo Ancelotti. Drejtuesit e lartë të futbollit brazilian duan t’i besojnë italianit pankinën e Selecaos. Njoftimi, sipas asaj që filtron, duhet të arrijë në fund të muajit. Mediat braziliane e raportuan lajmin e bujshëm, që pati jehonë edhe në Spanjë.

Sipas një burimi brenda Konfederatës, trajneri aktual i Real Madrid edhe mund të respektojë kontratën me klubin deri në qershor 2024. Në këtë rast, Ancelotti mund ta marrë detyrën në skadencë me Blancos. Por presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, është optimist për një zgjidhje më të shpejtë. Brazili prej kohësh ka deklaruar hapur preferencën për italianin, por deri tani kontrata me merengues ka qenë pengesë. Ancelotti nuk ka dalë hapur kurrë, por ka theksuar se ndihet mirë në Madrid.

 

Rodrigues, i cili ndodhet në Spanjë për miqësoren e luajtur dje nga Selecao në Barcelonë, i ka kushtuar shumë kohë kësaj çështjeje. Ndërkohë, trajneri i përkohshëm i Brazilit, Ramon Menezes, siguroi dje në konferencën për shtyp se nuk ishte në dijeni të asnjë lloj marrëveshjeje me trajnerin italian që duhet të zërë vendin e tij. Menezes u kufizua në komplimentimin e një “trajneri të madh me një karrierë të mrekullueshme”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top