Ancelotti dërrmon Real, përveç njërit, pas 5-2 në Superkupë: ” Mbappé i shkëlqyer”

I zhgënjyer nga lojtarët e tij pas humbjes kundër Barcelonës në finalen e Superkupës spanjolle (5-2), trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, gjithsesi ka lavdëruar paraqitjen e Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes. “A ka diçka për të mbajtur nga kjo ndeshje? Asgjë, përveç paraqitjes së Mbappé. Ai luajti shumë mirë, bëri disa aksione të shkëlqyera dhe shënoi. Për pjesën tjetër duhet ta harrojmë. Dhe të shohim përpara,” tha Ancelotti në konferencën për shtyp, duke komentuar rezultatin 5-2 në favor të Barcelonës.

“Duhet të përballemi me realitetin: nuk mbrojtëm mirë, ata shënuan shumë lehtë dhe ne nuk arritëm të punojmë as si grup dhe as individualisht, sepse humbëm shumë duele, por ky është futbolli. Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer dhe ndajmë trishtimin me tifozët tanë, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse kemi sfida të tjera për të përballuar. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur,” shtoi tekniku italian. “Mund të humbasim ndeshje, por jo ashtu siç luajtëm në pjesën e parë (…). Mendoja se pas përjashtimit të Szczesny mund të riktheheshim në lojë, por edhe me epërsi numerike nuk arritëm të gjenim zgjidhje.”

 

Trajneri gjerman i katalanasve, Hansi Flick, që fitoi trofeun e tij të parë që nga ardhja verën e kaluar, lavdëroi “ndeshjen e madhe” të skuadrës së tij: “Kjo skuadër është e jashtëzakonshme, mund të bëj vetëm komplimente për ta. Qëndruam të bashkuar, mbrojtëm dhe sulmuam së bashku. Ky ishte çelësi sonte. Objektivi është të mësojmë nga çdo ndeshje dhe të përmirësohemi dita-ditës,” përmblodhi ai, duke folur për Barcelonën që luajti tre të katërtat e pjesës së dytë me 10 lojtarë. “Jam vërtet krenar (…) Objektivi i klubeve të mëdha është të fitojnë trofe dhe ne punojmë shumë për ta arritur këtë. Tani duhet të tregojmë në çdo ndeshje sa të fortë jemi”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top