Ancelotti, Courtois, Modric, njëzëri: U mbrojtën, Barcelona nuk e meritoi fitoren

Me humbjen e djeshme në ‘Santiago Bernabeu’ nga Barcelona siç duket nuk janë pajtuar aspak në kampin e Real Madrid. Luka Modric, Thibaut Courtois dhe Carlo Ancelotti pas ndeshjes thanë se ishin ‘Los Blancos’ ata që e merituan fitoren, transmeton Gazeta Metro.

Në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit mbrëmë katalunasit triumfuan me rezultat minimal 0-1, pas një autogoli të shënuar në minutën e 26’të nga Eder Militao.

Pas këtij goli ‘Madrilenët’ dominuan pothuajse të gjithë takimin, por përballë tyre kishin një mbrojtje të pathyeshme.

Sipas kroatit Luka Modric ishte për të ardhur keq që nuk arritën të paktën një herë të gjejnë rrugën e rrjetës.

”Është turp. Krijuam disa raste, nuk arritëm t’i përfundonim. Për të ardhur keq që nuk shënuam të paktën një gol dhe të shkojmë në Barcelonë me barazim. Por jemi të qetë, mund të fitojmë atje.”

”Ata fituan, por ne ishim më të mirë. Unë i besoj ekipit tim, ne mund të fitojmë ndeshjen e dytë,” tha ai.

Të njëjtin mendim ndanë edhe portieri belg, Thibaut Courtois. Ai thotë se blaugranasit nuk e merituan të dalin fitues nga kryeqyteti i Spanjës.

”Ne e dominuam lojën. Ata u mbrojtën pas një goli me fat. Ata fituan por nuk e merituan,” theksoi ai.

Në konferencë për media, Carlo Ancelotti kërkoi nga futbollistët e tij të përsërisin paraqitjen e bërë mbrëmë. Tekniku italian gjithashtu potencoi se ”Barcelona nuk e meritonte të fitonte.”

”Kjo është e qartë. Ne e filluam mirë dhe e përfunduam mirë. Ata shënuan pas një gabimi tonë. Ne duhet ta përsërisim të njëjtën paraqitje edhe në ‘Camp Nou’, pasi Barcelona nuk do të mbrohet si sonte. Ne luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira për sa i përket presionit dhe mbrojtjes,” tha ai.

Kujtojmë se ndeshja kthyese do të zhvillohet më 5 prill me fillim nga ora 22:00.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top