Amy Schumer konfirmon ndarjen nga Chris Fischer

Aktorja dhe komediania Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj Chris Fischer, kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej vitesh.

Në një postim në Instagram të publikuar të premten, Schumer shkroi se vendimi për t’u ndarë ka qenë i vështirë, por i marrë me respekt dhe dashuri reciproke.

“Chris dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas 7 vitesh. Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të fokusohemi te rritja e djalit tonë. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë,” shkroi ajo.

Aktorja theksoi se ndarja nuk ka lidhje as me humbjen e saj në peshë dhe as me faktin që Fischer është një shef i suksesshëm dhe i vlerësuar. “Gjithçka është miqësore, me dashuri dhe respekt. Familje përgjithmonë,” shtoi ajo.

Schumer, 44 vjeç, dhe Fischer, 45 vjeç, u martuan fshehurazi në vitin 2018 dhe në vitin 2019 u bënë prindër të një djali, Gene. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, çifti ka qenë shpesh në qendër të thashethemeve për probleme në martesë.

Dyshimet u shtuan në vitin 2021, kur Fischer i dhuroi Schumer-it një tortë për ditëlindje me mbishkrimin “Po të lë”, të cilin më vonë e cilësoi si shaka. Më pas, në vitin 2023, ata kaluan një verë të tërë të ndarë, ndërsa Schumer u shfaq me miq në Evropë pa bashkëshortin e saj.

Së fundmi, spekulimet u rritën edhe më shumë pasi aktorja publikoi foto nga transformimi i saj fizik dhe u shfaq pa unazën e martesës. Në një video të fshirë më vonë nga Instagrami

, Schumer pranoi se po përpiqeshin të shpëtonin marrëdhënien, duke shkruar: “Gishtat e kryqëzuar që t’ia dalim. Ai është më i miri.”

Burime pranë çiftit i thanë Page Six se nuk kishte më shanse për pajtim dhe se të dy po punojnë për një “ndarje të ndërgjegjshme”, me synimin për të ruajtur një marrëdhënie sa më të mirë bashkëprindërore për djalin e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top