Amorim poshtëron Rashford te United: “Më mirë fus në lojë trajnerin e portierëve”

Shumë klube e kërkojnë, por Marcus Rashford mbetet ende një lojtar i Manchester United. Megjithatë, me “Djajtë e Kuq” nuk luan dhe me Ruben Amorim si trajner, zor se do të luajë më. Fjalët e teknikut portugez pas fitores kundër Fulham janë një dënim i hapur, pa asnjë mëdyshje. Amorim do të preferonte këdo tjetër në vend të Rashford, madje edhe trajnerin e portierëve.

Rashford në merkato dhe jashtë planeve të Manchester United
Milani e ka kërkuar, Barcelona dhe Borussia Dortmund thuhet se e kanë në shënjestër, por një javë nga mbyllja e merkatos së dimrit asgjë nuk ka ndryshuar. Marcus Rashford është ende pjesë e Manchester United, por me “Djajtë e Kuq” nuk po luan dhe, sipas deklaratave të Ruben Amorim, nuk do të luajë më. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Craven Cottage”, ish-trajneri i Sporting Lisbonës bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta aktivizojë sulmuesin anglez, i cili është totalisht jashtë planeve të ekipit.

Amorim kritikon Rashford: “Nuk jep maksimumin”
Deklaratat e Amorim ishin të qarta, aq sa ai do të preferonte në fushë trajnerin e portierëve në vend të Rashford: “Arsyeja është gjithmonë e njëjta: stërvitjet, mënyra se si mendoj që një lojtar duhet të sillet. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, nuk do të ndryshoj as unë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët: sot na mungonte pak shpejtësi në pankinë për të ndryshuar lojën dhe për të provuar diçka ndryshe, por preferoj kështu. Më mirë aktivizoj Jorge Vital (trajnerin e portierëve) para se të fus në lojë dikë që nuk jep maksimumin.”

Trajneri i portierëve të United, një bashkëpunëtor i besuar i Amorim, është 63 vjeç, gjë që e bën edhe më të qartë se për Rashford dyert janë plotësisht të mbyllura. Mbetet të shihet nëse Rashford do të transferohet në këtë sesion merkatoje.

@metrosportuk Ruben Amorim throws HUGE dig at Marcus Rashford The Manchester United manager spoke out on Marcus Rashford’s situation saying that if his training improves then he will be considered in the squad. What was more surprising was he said he’d rather play his goalkeeper coach Vital before any player if their attitude, commitment, and training doesn’t improve. #rubenamorim #amorim #manchesterunited #manutd #manunited #marcusrashford #rashford #football #footballnews #footballplayer #sportlover #sportstiktok #metro #metrosport #footballfans #football #premierleague #footballmanager #garnacho #pressconference ♬ original sound – Metro Sport

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top