“Amnistia”/ Shehaj: Parlamenti mesazh SPAK-ut, ju i kapni, ne i lirojmë

Teksa sot pritet të votohet aministia penale me votat e mazhorancës dhe opozitës, jashtë Kuvendit Agron Shehaj deklaroi para mediave se Parlamenti po mblidhet në mungesë transparence, me urgjencë, për të votuar amnistinë për faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shehaj thotë se akoma nuk është e qartë se çfarë niveli prek amnistia, sepse ka kontradiktë tek ligji.

“Jemi në një moment të veçantë në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Çdo ditë ministra, deputetë, kryetarë bashkish, paraqiten në dyert e SPAKU-ut për të dhënë llogari.

Çfarë bën Parlamenti në një situatë të tillë? Fut në moment në momentin e fundit me urgjencë, totalisht në mungesë transparence, amnisitë për faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Ky është fakt. Nuk është e qartë se çfarë niveli prek sepse ka kontradikta, por është është fakt që i amniston.” – u shpreh Agron Shehaj.

I shkëputur nga Partia Demokratike, përballë pyetjeve të gazetarëve nëse me këtë deklaratë sulmonte edhe kolegët e PD-së, Shehaj tha se bashkimi i votave ka një mesazh.

Mesazhi është i qartë; ju i kapni, ne i nxjerrim. Ky është mesazh për SPAK-un. Unë nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Vendi ka nevojë për luftën kndër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Amnistia shkon në drejtim krejtësisht në kundër.” – u shpreh Agron Shehaj jashtë Kuvendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top