Amnistia do të votohet më 18 qershor në Kuvend/ Lirohen 380 të dënuar

Amnistia Penale pritet të kalojë në Parlament për votim më 18 qershor dhe, në fund të korrikut, do të dalin nga burgu ata që përfitojnë nga ky vendim.

Detajet rreth nismës së qeverisë i ka dhënë zv.ministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, në një intervistë për Klan News.

“Më datë 18 qershor pritet të bëhet miratimi në Kuvendin e Shqipërisë, më pas nga Presidenti, publikimi në Fletoren Zyrtare dhe, në fund të korrikut, shqiptarët të bashkohen me familjarët”, u shpreh Dobi.

Amnistia Penale parashikon që 380 persona të lënë qelinë, ndërsa 900 të tjerëve do t’u ulet dënimi.

“Nga Amnistia Penale do të përfitojnë lirim të menjëhershëm 380 persona. 900 persona fitojnë ulje të dënimit”, tha ai.

Amnistia parashikon pushimin e procedimit për veprat që dënohen deri në 3 vjet burg. Nuk do të përfitojnë ata që janë subjekt i SPAK-ut ose janë dënuar me vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top