Amerikani që vrau gruan, e mbante të izoluar prej vitesh

Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private kryeqytet, ka vrarë fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, çifti kishte vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira.

Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë. Vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top