Amber Heard rikthehet në tapetin e kuq pas gjyqit me Johnny Depp

Amber Heard është gati të rikthehet në tapetin e kuq. Vetëm disa javë pasi konfirmoi rikthimin e saj në film, aktorja e “Aquaman” thuhet se pritet të shfaqet në Festivalin e 69-të të Filmit Taormina në Siçili, Itali, më 24 qershor.

Sipas Deadline, Heard do të jetë aty për premierën e filmit “In The Fire” – duke e bërë këtë paraqitjen e saj të parë publike që kur ish-bashkëshorti Johnny Depp fitoi padinë e tij për shpifje. Aktorja , e cila u zhvendos në Spanjë pas gjykimit shumë të publikuar, thuhet se po ecën në tapet me regjisorin e filmit Conor Allyn dhe Eduardo Noriego.

Muajin e kaluar, 37-vjeçarja konfirmoi në një video të postuar në TikTok se, pavarësisht largimit nga SHBA, nuk kishte në plan të linte pas karrierën e saj.”Unë e dua shumë Spanjën,” i tha ajo një gazetari lokal në spanjisht, duke shtuar se shpreson të jetojë atje për një kohë. Megjithatë, e pyetur nëse ka ndonjë projekt të ardhshëm filmik, aktorja e “Rum Diary” u përgjigj: “Oh, po”. “Unë vazhdoj të eci përpara,” shtoi Amber “Kjo është jeta.”

Që prej lëvizjes së madhe, Heard është fotografuar me vajzën e saj, Oonagh, në shumë raste. Sa i përket Depp, ai gjithashtu u rikthye së fundi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u prit me një ovacion prej shtatë minutash për portretizimin e mbretit Louis XV në dramën biografike “Jeanne Du Barry”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top