Amber Heard rikthehet në skenë

Aktorja Amber Hear do të ngjitet sërish në skenë si pjesë e premierës botërore të dramës së re Spirit of the People, me autor dramaturgun e njohur Jeremy O. Harris.

Sipas Variety, produksioni do të vihet në skenë nga regjisorja Katina Medina Mora dhe do të prezantohet gjatë Festivalit të Teatrit Williamstown 2025 në Massachusetts, SHBA, nga 17 korriku deri më 3 gusht.

Heard do të luajë përkrah aktorëve Brandon Flynn dhe Lío Mehiel, si dhe emrave të tjerë të njohur si Ato Blankson-Wood, Zachary Booth, James Cusati-Moyer, Amandla Jahava, Emma Ramos, Julian Sanchez dhe Tonatiuh, i cili së fundmi ka luajtur në filmin e ri me Jennifer Lopez, Kiss of the Spider Woman.

Ky është roli i parë i Heard që nga viti 2023, kur u shfaq në filmin In the Fire dhe riktheu rolin e saj si Mera në Aquaman and the Lost Kingdom, përkrah Jason Momoa-s.

Pas përfundimit të betejës ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp në vitin 2022, Heard është zhvendosur në Madrid, ku ka zgjedhur të jetojë më në qetësi.

Më 11 maj, ajo njoftoi se është bërë nënë e binjakëve, Agnes dhe Ocean, përveç vajzës së saj të parë, Oonagh Paige, e cila mbushi 4 vjeç në prill.

Në Instagram, Heard ndau një foto të këmbëve të foshnjave me përshkrimin:
“Kur solla në jetë vajzën time të parë Oonagh katër vite më parë, bota ime ndryshoi përgjithmonë.

Mendoja se nuk mund të ndihesha më e lumtur… Por tani jam e mbushur me gëzim trefish! Të bëhem nënë, vetëm dhe me kushtet e mia, përkundër sfidave që pata me pjellorinë, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime.”

Spirit of the People do të shfaqet gjatë të gjitha fundjavave të Festivalit Williamstown, nga 17 korriku deri më 3 gusht 2025.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top