Ambasadorja e SHBA kujton ‘detyrat’ për Shqipërinë: Të çrrënjoset korrupsioni

Ambasadorja në largim e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kujtoi disa nga detyrat e shtëpisë që duhet të plotësojë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit të vendit në BE.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Këto investime do e ndihmojnë Shqipërinë për shpërndarjen e energjisë në rajon, në qershor të 2022 nënshkruam memorandumin për bashkëpunimin për rrjetin 4G. Investimet e huaja të SHBA arritën në një nivel të ri, që është dyfishi i asaj të pandemisë. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjos korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.”, tha ajo.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top