Ambasadori i Izraelit në OKB: Ne refuzojmë thirrjet për një armëpushim të përhershëm

Izraeli ka refuzuar sërish thirrjet drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të përhershëm në luftën e Gazës .

“Kushdo që mbështet armëpushimin në thelb po mbështet vazhdimin e regjimit të terrorit të Hamasit në Gaza,” i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së ambasadori i Izraelit në OKB Gilad Erdan. Izraeli nuk do të ishte në gjendje të mbronte qytetarët e tij në një rast të tillë, argumentoi ai.

Nuk mund të bëhet thirrje për një armëpushim dhe në të njëjtën kohë të pretendohet të kërkohet një zgjidhje për konfliktin, vazhdoi Erdan, duke theksuar se Hamasi nuk është një partner i besueshëm për të arritur paqen në rajon.
“Hamasi ka deklaruar publikisht – të gjithë e keni parë – se do të përsërisë (sulmin që nisi më 7 tetor) pa pushim derisa Izraeli të pushojë së ekzistuari. Si do të përgjigjeshit dhe do t’i mbronit qytetarët tuaj nga një kërcënim kaq i qartë, me një armëpushim?” tha Gilad Erdan.

Ambasadori izraelit në OKB gjithashtu vuri në dukje se cikli i dhunës mund të mbyllet vetëm nëse Hamasi dorëzon të gjithë pengjet dhe ata të përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top