Ambasadori i BE-së: Dumani të jetë i qetë e të vazhdojë punën!

Mbështetja e ndërkombëtarëve për SPAK nuk ka munguar ndonjëherë, madje shpesh ka qëndruar si kundërpeshë e presionit të brendshëm politik. Në këtë linjë ishte edhe deklarata e ambasadorit të Bashkimit Europian nga Shkodra, Silvio Gonzato, i cili deklaroi se Altin Dumani duhet të jetë i qetë dhe të vazhdojë punën e tij pavarësisht presioneve politike.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Shikoni, reforma e 2016-ës synonte konkretisht të garantonte që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, të jetë i vetëqeverisur dhe prandaj është rezistent dhe elastik ndaj presioneve politike. Kështu që unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë. A ka presion nga politika? Nuk më takon mua ta them, por ai nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë”– përfundoi Gonzato.

Gonzato u shpreh se SPAK po sjell rezultate në luftën kundër korrupsionit por theksoi se institucioni i posaçëm duhet lënë të bëjë punën pa presione.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ky duhet të jetë një nga prioritetet e Shqipërisë dhe duhet të çojë në rezultate konkrete. Pra, e dini, unë kam besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Mendoj se thjesht duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të shohim se çfarë do të sjellë”– shtoi Gonzato.

Ambasadori pati një takim me studentë të universitetit Luigj Gurakuqi për Reformën në Drejtësi dhe rolin e shoqërisë civile foli për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi është t’u japë njerëzve besimin tek drejtësia shqiptare në mënyrë që më pas të promovohet edhe një mjedis i përshtatshëm për biznesin vendas dhe të huaj.

“Jam këtu në Shkodër me studentë të drejtësisë për të folur për sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi dhe rolin që ka edhe shoqëria civile për të siguruar që reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, sepse qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë, sepse kjo është ajo që na duhet për të promovuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, të sigurohemi që njerëzit të duan të investojnë në Shqipëri, por edhe të sigurohemi që njerëzit të marrin drejtësinë”– tha ambasadori.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top