Ambasadori Hargreaves: Britania e Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për ardhjen e yllit botëror Dua Lipa në Kosovë, teksa e ka konsideruar krenari të vendit të tij.

 


Në një ceremoni të presidentes së Kosovës ku Dua Lipa e mori zyrtarisht shtetësinë kosovare, prezent ishte edhe ambasadori britanik.

 

“Britania dhe Kosova janë të dyja krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren”, shkroi Hargreaves nga kjo ceremoni.

 

Po ashtu, ai falënderoi presidenten Vjosa Osmani për ftesën, ndërsa po ashtu tha se mezi pret fillimin e festivalit Sunny Hill më 1 gusht./gazetametro.net

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top