Ambasadori gjerman në Kosovë: Në Speciale nuk po gjykohet UÇK-ja

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, këtë të hënë ka reaguar për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj katër ish krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Ai tha se nuk duhet harruar që në Gjykatën Speciale në Hagë po gjykohen individë dhe jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

“Drejtësia për viktimat është e rëndësishme, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë”, shkruan në Twitter Rhode.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top