Ambasada amerikane zbulon çfarë bisedoi Erik Uend me Ramën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e tij të parë me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të nisjes së detyrës së tij në Tiranë.

Takimi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se biseda u përqendrua te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e mbrojtjes, zgjerimi i marrëdhënieve tregtare dhe investimeve, si dhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.

Reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë: 
Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. ?? ??
Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top