Ambasada Amerikane në Shqipëri: Nuk kemi fonde, shërbimet do ofrohen sipas mundësisë

Mbyllja e qeverisë në Shtetet e Bashkuara ka filluar të japë efektet e saj edhe jashtë kufijve amerikanë, përfshirë Shqipërinë.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi sot se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada sqaroi: Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.

Megjithatë, shërbimet konsullore thelbësore do të vazhdojnë të ofrohen sipas mundësive, përfshirë vizat për tranzit dhe udhëtimet në SHBA, si dhe shërbimet e pasaportave: Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë statusin dhe informacionet më të fundit në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit: travel.state.gov.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top