Ambasada amerikane në Prishtinë zbardh takimin Rama-Hovwnier

Ambasadori i ShBA në Kosovë, Jefferey Hovwnier, sot është parë në objektin e Kuvendit të Kosovës, derisa aty po qëndronte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Nga Ambasada Amerikane për Gazetën Express kanë konfirmuar se ambasadori Hovenier e ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ambasada thonë se Hovenier pati nderin që ka pasur mundësinë të shkëmbej mendime me kryeministrin Edi Rama.

“Në përputhje me praktikën diplomatike, ambasadori Hovenier takohet shpesh me një gamë të gjerë zyrtarësh qeveritarë.

Ambasadori u nderua që pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama”, ka deklaruar për Express një zëdhënës i Ambasadës Amerikane. Kryeministri Edi Rama ka ardhur në Kosovë pas vizitës në Maqedoninë e Veriut./Express

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top