Ambasada amerikane ka një mesazh për ata që duan të shohin Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet në kontinentin amerikan, sidomos nëse kualifikohet edhe kombëtarja kuqezi, ambasa amerikane inkurajoi sot aplikimin e menjëhershëm për viza.

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Fitorja në transfertë ndaj Andorrës e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën play-off të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top