Ambasada amerikane e shqetësuar për karriget e djegura të parlamentit

Pas protestës së opozitës në parlament ku u dogjën disa karrige, ka reaguar ambasada amerikane që shprehet e shqetësuar për shkatërrimin që ndodhi në parlament. Sipas ambasadës, akte të tilla “dëmtuese” dhe “lënduese” nuk kanë vend në një proces demokratik.

Reagimi është në sinkron me atë të ambasadorit të Bashkimit Europian që ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qortoi opozitën për aksionin që zhvilloi në parlament.

Megjithatë, duhet thënë se asnjë nga ambasadat nuk pati asnjë reagim për burgosjen e Ervin Salianjit për “kallëzim publik” një akuzë që nuk ekziston në kodin penal dhe që erdhi pas denoncimit që i bëri ai vëllait trafikant të ministrit të brendshëm. Deri tani nga radhët e opozitës ka pasur vetëm një reagim për ambasadorët, ai i Tomorr Alizotit që pyeti nëse ambasadat reagojnë në Greqi apo në Itali, njësoj siç bëjnë në vendin tonë kur ka protesta.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top