Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të përdorin vizën amerikane në mënyrë korrekte.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Selia diplomatike amerikane ka deklaruar se ata duhet të largohen nga SHBA në kohën e duhur.
Në të kundërt, paralajmëroi Ambasada e SHBA, do të përballen me heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen.
“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte.
Nëse nuk largohesh nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur ose shkel kushtet e vizës, mund të çojë në heqjen e vizës, dëbim të mundshëm dhe pamundësinë për të marrë viza në të ardhmen”, shkruan ambasada amerikane në një postim në X.
