Rama shkul me fadromë gurët nga trotuaret, Redi Muçi: Plumbat ngelën…

Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, u është drejtuar me një mesazh të gjithë atyre që kritikon protestuesit pse po shkulnin ca gurë nga bulevardi, ndëra sot që ua shkuli Edi Rama të gjitha me fadromë heshtin.

Ai thekson se mentaliteti i skllavit del vetëm me shpirtin.

“Për të gjithë ju që ankoheshit se protestuesit po hiqnin ca gurë nga bulevardi: jua shkuli Sulltani të gjitha me fadromë.

Por për këtë juve s’ju bëhet vonë, sepse edhe kur ai vidhte miliarda euro, ju prapë HOSANA i këndonit Sulltanit. Mentaliteti i skllavit del vetëm me shpirtin.

Gurët u shkulën. Plumbat ngelën. 36 vjet më pas, revolta është një shkollë politike për rininë shqiptare, se si fitohet demokracia, se si luftohet diktatura.”– shkruan Muçi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top