Alvaro Morata: Shqipëria ka skuadër të jashtëzakonshme

Sulmuesi i Atletico Madrid dhe i kombëtares spanjolle, Alvaro Morata, ka folur së fundmi për Europianin Gjermani 2024, me ekipin e tij që është në një grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Sipas Morata-s kualifikimi ka për të qenë shumë i vështirë, pasi jo vetëm Spanja e Italia janë të fortë, por sipas tij Kroacia ka gjen konkurrues, ndërsa Shqipëria tregoi se ka një skuadër spektakolare.

“Mendoj se Spanja dhe Italia eci përpara, por unë duhet të shtoj se kushdo që kualifikohet nga grupi ynë do të shkojë larg, megjithatë ka për të qenë shumë e vështirë. Kroacia ka një gjen të jashtëzakonshëm konkurrues. Ndërkohë Shqipëria kishte një grup spektakolar në kualifikuese. Problemi është se nuk mund të gabosh, nëse humb një rast, je menjëherë nën presion. Megjithatë si kapiten unë them se kjo Spanjë ka një grup të madh”- deklaroi Alvaro Morata.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top