Në ndeshjen e javës së 29-të të Abissnet Superiore, Tirana arriti një fitore të thellë në shtëpi përballë Vorës. Kryeqytetasit e mbyllën takimin në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-0. Golin e parë për bardheblutë e shënoi Freddy Alvarez në minutën e 13-të.
Dy golat e tjerë u shtuan nga Redon Xhixha, në minutën e 66 dhe më pas në të 81-tën, duke vulosur suksesin e ekipit kryeqytetas.
Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Vora, që ndodhet në vendin e 8-të. Por Tirana mbetet në vendin e 9-të të renditjes. Bardheblutë e drejtuar nga Shehi janë tani vetëm 3 pikë larg Bylisit, i cili renditet në vendin e 7-të.