Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte ku u shpreh se një prokuror i posaçëm është kërcënuar me jetë bashkë me familjen nga krimi i organizuar.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ai tha se prokurorët janë të përgatitur përballë situatave të tilla, pasi në fund të fundit kanë zgjedhur të bëjnë këtë detyrë. Deklaratën e bëri gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.
Altin Dumani: Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurërët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit r kemi zgjedhur vetë këtë detyre.