Alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

Shqipëria
Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në
zonat Bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore.

Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori Shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do
të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet që për gjatë gjithë 24 orëshit të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe kalime
vranësirash.

Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të
gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonise në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit.

Por do të ketë edhe kalime të pakta e të përkohëshme të vranësirave. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që gradualisht
vranësira të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, por nuk pritet që të krijojnë mundësi për reshje.

Rajoni dhe Europa

Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh në Europën Jugore
dhe pjesërisht në Qëndër të kontinentit.

Gjithashtu Europa Veriore do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Lindja e kontinentit do të ketë vranësira të
shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore.

Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu pritet të jetë pjesërisht Qëndra e kontinentit.

KAS vulos vendimin për rezultatin e Rrogozhinës, çfarë do të ndodhë me kutinë e burgut

Letra e 100 studiuesve të huaj kundër mbylljes së Akademisë Albanologjike

Meta: Qeveria ka në krye të agjendës asimilimin e identitetit kombëtar

Ekspertët e OKB-së ngrenë alarmin: ‘Vala toksike’ e ndotjes plastike është duke rrezikuar shëndetin e njerëzve

Plani i ri britanik për emigrantët/ Braverman: Shqiptarët që kalojnë La Manshin do të depërtohen brenda 20 ditësh

Këtë javë pritet miratimi i ligjit të ri për pensionet private, shtohen lehtësitë fiskale

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top