Alqi Bllako kërkon që Gjykata e Lartë të prishë dënimin e Apelit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi 2 vite e 4 muaj për inceneratorin e Elbasanit.

Ai kërkon nga Gjykata e Lartë lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm. Bllako u dënua në Apel për Shpërdorim detyre me 4 vite burg por që i zbriti në 2 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit togat e zeza të Apelit vendosën për Lefter Kokën ta dënojnë me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj duke i shtuar një vit për shpërdorim detyre. Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top