“Alo Dusan? Jam Ancelotti”: lëvizje e beftë e Real Madrid për Vlahovic

Pjesa më e madhe e merkatos së transferimeve në hyrje të Juventus sillet rreth Dusan Vlahovic, kjo tashmë është e qartë. Pikërisht kur u duk se PSG-ja e kishte zhvendosur vëmendjen te Goncalo Ramos, duke hequr dorë nga serbi, mbërrin Real Madrid. Blancos vazhdojnë të ëndërrojnë për Kylian Mbappé, por nuk janë të sigurt që francezi do të jetë i lirë këtë verë. E për këtë arsye mbajnë të hapur çdo alternativë pasi kanë nevojë për një sulmues për të zëvendësuar Karim Benzema, i cili ka shkuar në Arabinë Saudite. Në këtë kuptim, Vlahovic është i preferuari i Carlo Ancelotti, i cili e telefonoi në orët e fundit për t’i shprehur vlerësimin dhe për ta mbajtur në një farë mënyre “ngrohtë”.

Turneu amerikan mund të jetë vendimtar në këtë kuptim. Kjo duke pasur parasysh se Juve dhe Real do të takohen në fushë më 3 gusht. E siç ndodh shpesh në këto raste, mund të flitet për merkato. Spanjollët duan Mbappe, të cilin, megjithatë, PSG nuk dëshiron ta lirojë për më pak se 200 milionë. Shumë për një lojtar në skandencë verën e ardhshme. Kështu, lindi hipoteza B, që çon te Vlahovic. Në të njëjtën kohë, duke e ditur se në 2024 do të kenë Mbappe pa asnjë kosto, merengues do të donin një sulmues në huazim me të drejtë blerje. Një formulë që Juventus nuk e merr fare në konsideratë. Nëse Vlahovic shitet, do të jetë vetëm për të sistemuar një pjesë të llogarive (siç tha Giuntoli). Kjo do të krijonte likuiditet për të tentuar pastaj Romelu Lukuku.

Lexo më tej: “Eja serb, do t’i presim tre gishtat”: tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic

JUVENTUS, TAKIM ME BARCELONËN PËR KESSIE
Spanja është konstante në merkaton bardhezi, duke qenë se pritet një kontakt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë me Barcelonën, për Franck Kessie. Me Arthur në drejtim të Fiorentinës dhe McKennie që është ende në merkato, Allegri ka nevojë një përforcim në mesfushë dhe ish-milanisti është në rreshtin e parë. Katalanasit kanë hapur hipotezën e një huazimi me detyrim blerje, por me një vlerësim jo më pak se 20 milionë euro. Megjithatë bardhezinjtë duhet t’i kushtojmë vëmendje konkurrencës nga disa klube angleze.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top