Milan shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh në “Allianz Stadium” kundër Juventus. Kelly bëri faull ndaj Gimenez në zonën e rreptësisë – ndoshta një shtytje ose një përplasje këmbësh – dhe për kuqezinjtë, goditja nga 11 metra ishte një rast i artë. Pulisic u paraqit te pika e bardhë megjithëse ishte meksikani ai që e kishte fituar këtë mundësi për Milan për të kaluar në epërsi. Por ish-lojtari i Chelsea e shpërdoroi krejtësisht dhe goditi topin shumë lart.
Pulisic e ndoqi deri në fund lëvizjen e Di Gregorios dhe madje arriti ta mashtronte, por topi përfundoi shumë mbi traversë. Këtu vjen episodi kurioz që lidhet me teknikun Massimiliano Allegri, i treguar nga DAZN. Trajneri i Milan, në fakt, vendosi të mos e shihte penalltinë e Pulisic duke u kthyer me shpinë nga fusha. Pamjet e tregojnë Max nervoz nga reagimi i gëzuar i publikut bardhezi, duke kuptuar kështu gabimin e amerikanit. Në atë moment ai i kërkon ndihmësit të tij, Landucci se çfarë kishte ndodhur dhe në mënyrë të veçantë e pyet se si e kishte goditur topin, duke shpjeguar: “Ia kisha thënë që s’duhej ta godiste me pjesën e brendshme të këmbës”.
Dialogu midis Allegri e Landucci pas penalltisë së Pulisic
Pulisic në fakt e hapi këmbën për ta gjuajtur me pjesën e brendshme të shputës për ta mashtruar Di Gregorio, por trupi i tij ishte shumë prapa dhe topi përfundoi pashmangshmërisht lart. Kurioze dhe simpatike ishte biseda e teknikut Allegri me ndihmësin Landucci: “E humbi?” – pyet trajneri, duke marrë përgjigjen e ndihmësit të tij ndaj pyetjes – “Po, por a e priti?”. Allegri në atë moment, pasi mësoi për gabimin, pyet përsëri: “E çoi lart duke e gjuajtur me pjesën e brendshme të këmbës?”. Landucci i përgjigjet sërish “po” ndaj atij vargu pyetjesh dhe kështu Allegri reagoi menjëherë, madje në mënyrë simpatike.
“Ja, ia kisha thënë të mos e gjuante me pjesën e brendshme të këmbës.” Me sa duket Allegri, i cili – siç e dinë shumë mirë tifozët e Juventus – nuk i lë asgjë rastësisë dhe është maniak i detajeve të çdo ndeshjeje, si për shembull mënyra e goditjes së një penalltie, e kishte udhëzuar mirë lojtarin e tij, i cili megjithatë nuk e kishte dëgjuar. Dyshja u kryqëzua me shikime më pas në fushë dhe trajneri bardhezi menjëherë e pyeti Pulisic: “E godite me pjesën e brendshme, apo jo?”. Të dy shpërthyen në të qeshura dhe Allegri e mbylli kështu çështjen, ndonëse me pendesa për gabimin.