Një fjali e vetme e thirrur ndërsa Santi Gimenez u ul në pankinë pasi u zëvendësua në fund të ndeshjes Milan-Bologna: “Well done, Santi. You played for the team”. Është zëri i Massimiliano Allegrit i cili, pa shumë rrotulla fjalësh, ia bëri menjëherë të qartë meksikanit se cili ishte gjykimi i tij mbi ndeshjen e sulmuesit: “Bravo Santi. Ke luajtur për skuadrën”. Një gjest i thjeshtë por shumë domethënës që Milani vendosi ta fiksonte në një video të publikuar në kanalet e veta sociale. Në verë, në ditët e fundit të merkatos, dukej sikur po konkretizohej shkëmbimi mes kuqezinjve dhe Romës për ardhjen e Dovbyk te Milani dhe të meksikanit te verdhekuqtë me Gasperinin.
Asgjë më pas nuk u konkretizua dhe në skuadrën e Allegrit u përfshi Nkunku pa shtuar një tjetër sulmues në organikë, duke e lënë Gimenezin aty për të udhëhequr repartin ofensiv kuqezi. Nuk ka kaluar as një vit nga ardhja e tij në atë Milan të Conceicao-s konfuz, që kishte shumë vështirësi të gjente vazhdimësi. Pesë muaj më pas, mundësia për të shkuar menjëherë diku tjetër, gjë që dukshëm nuk i kishte pëlqyer vetë Gimenezit. Dhe për këtë arsye tani Milani do t’i bëjë të qartë se beson te ai dhe fjalia e Allegrit e shtuar te gjesti i gjithë pankinës kuqezi është pak të thuhet domethënëse.
Në profilin Instagram të Milanit shihet dalja nga fusha e Gimenez, i zëvendësuar nga Nkunku, ndërsa pjesa më e madhe e stadiumit duartroket për meksikanin duke u ngritur në këmbë. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe pankina e kuqezinjve, me gjithë stafin e Allegrit, Corradi dhe Magnanelli në krye, duke e duartrokitur Gimenezin ndërsa ky i fundit u ulte në pankinë. Një demonstrim i rëndësishëm besimi nga ana e Milanit që deshi t’i bënte të qartë lojtarit sa thelbësor është brenda mekanizmave të skuadrës.
Gimenez gaboi disa raste të tepërta, mbi të gjitha golin e humbur në fundin e ndeshjes. Nuk është prej tij dhe kjo dihet, dhe me gjasë është vetëm një problem mendjeje i shkaktuar nga ai “qark i shkurtër” i krijuar në pritje me atë shkëmbim që më pas dështoi. Allegri me këtë gjest i bëri të qartë lojtarit se dëshiron të mbështetet tek ai, se dëshiron ta rikuperojë. Gimenez u lëviz mirë, tregoi cilësi prej një sulmuesi të vërtetë dhe cilësitë e tij nuk janë aspak në diskutim. Tani mungojnë vetëm golat, siç i shkroi Leao në rrjete sociale: “Do të bësh shumë, së shpejti”.